Shkarkimi i Metës, Komisioni Hetimor voton në mënyrë unanime pro…

0

Kuvendi Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta ka votuar në mënyrë unanime pro shkarkimit të tij, ndërkohë që në Kuvend do të duhen 94 vota që ky akt të miratohet.

Mes anëtarëve të Komisionit që votuan në mënyrë unanime pro ishin dhe deputetët e opozutës së re si Myslim Murrizi apo Çarçani, të cilët duket se janë dhe garancia e mazhorancës për të siguruar 2/3 e votave për shkarkimin e Metës.

Gjatë fjalës së tij Murrizi tha se ai është pro shkarkimit, ndërsa pritet tashmë që të caktohet dhe data se kur do të votohet në Kuvend akti.

“Shpreh votën time pro për raportin dhe mendoj se deputetet të kenë mundësi të lexojnë një material konkret dhe të shkurtër të këtij raporti që më pas të kryejnë aktin e votimit. Të hënën caktohet data se kur do të votohet ky raport në Parlament në Konferencën e Kryetarëve”, tha Murrizi.

Me shumë gjasë shkarkimi i Metës do të sjellë një përplasje të re insitucionale në vend, ndërkohë që vendimi i Kuvendit do të jetë më pas subjekt i një vendimi të gjykatës kushtetuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu