Shkarkimi i presidentit/ Pas miratimit, Komisioni Hetimor mban sot mbledhjen e parë

0

Komisioni Hetimor që do të hetojë shkelje kushtetuese të kryera nga presidenti Ilir Meta do të zhvillojë mbledhjen e parë ditën e sotme në orën 11:00.

Pas miratimit ditën e djeshme nga Kuvendi me 97 vota pro dhe 6 kundër për ngritjen e këtij Komisioni Hetimor.

Mbledhja do të zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit nën drejtimin e Alket Hysenit dhe nënkryetarit Myslim Murrizi.

Ky është komisioni i dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu