Mjeku Tritan Kalo jep lajmin e mirë: Prej 24 orësh në urgjencën e spitalit infektiv nuk është paraqitur asnjë pacient me Covid

0

Mjeku i njohur Tritan Kalo përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një lajm të mirë sa i takon përballjes me Covid 19, për të cilën thotë me bindje se jemi duke shkuar në fund të tunelit. Mjeku shkruan se prej 24 orësh, për herë të parë që nga Marsi i 2020-tës, në urgjencën e infektivit nuk është paraqitur asnjë pacient i infektuar nga Covid.

Megjithatë Kalo thotë se ka ende pacientë që po përballen me pasoja të rënda të Covid në spitale, apo banesë, dhe fton të gjithë qytetarët që të tregohen të kujdesshëm në respektimin e masave të higjenës, distancimit apo mbajtjes së maskës aty ku është e nevojshme.

Mjeku shton se të gjithë duhet të vaksinohen dhe të mos dëgjojnë politikanët apo persona të tjerë, që u nxjerrin në pah rrezikun e vaksinave.

Postimi i plotë i Kalos:

Kohë kovidiane…. 8.05.2021…. Njëzet e katër orëshi i parë pas datës 8.03.2020 që në Shërbimin e Urgjencës së Sëmundjeve Infektive në QSUNT, nuku është paraqitur asnjë i sëmurë me Covid-19….E fituam këtë betejë me “flamën mbarëbotërore”, Pandeminë nga Sars-Cov2/Covid-19…..SHPEJT për të folur me siguri, POR kryesorja është se jemi në udhë të mbarë për të dalë nga tyneli i gjatë, ku po ecim prej 14 muajsh që nga mbrëmja e 8-9 Marsit 2020….

Kemi ende plot të sëmurë në gjëndje të rëndë në mjediset spitalore, po ashtu dhe jo pak të sëmurë që mjekohen në banesat e tyre…. Kemi humbur qindra e mijra të afërt, miq e shokë…. Kemi kaluar e po kalojmë momente shumë të trishta, por NE nuk jemi dorzuar…Vetndërgjegjësimi dhe vetkujdesja KURRË të mos na zbehet dhe të na mungojë edhe pas sodit…MHD ( Masak, Higjena personaledhe kolektive, Distancimi gizik) mbeten shumë të efektëshme në këtë betejë me armilun e padukshëm….

VAKSINIMI po na ndihmon që të dalim sa më shpejt nga ky tynel, ndaj për asnjë dekikë mos nguroni të vaksinoheni ndaj infeksionit Sars-Cov2/Covid-19….Mëndjeçarturit e gojështhururit kundër aplikimit të vaksinës kurrë nuk do të mbyllen, por nga shekujt populli na rikujton se :”Një gurë hedh budallai në lumë, e duhen 1000 të mënçur për ta gjetur e nxjerë atë nga ai”…..

Duajeni dhe respektojeni sa më shumë veten si dhe ata që gjallojnë rreth jush…. NE, mantelbardhët dhe stafi mjeksor jemi kurdoherë këtu në vijën e parë për t’u kujdesur dhe ndihmuar në përballjen tuaj me virusin jetëlëndues dhe jetëmarrës të Sars-Cov2/Covid-19….Koha po punon për Ne, që edhe me kujdesin e pa munguar të mundemi të gëzojmë sa më mirë bukurinë e këtyre viseve të së bekuarës Nënëlokes Shqipëri….Together forever!!!

Prej disa ditësh në vendin tonë situata e infektimeve nga Covid paraqitet e qetë, ku numri i infektimeve ditore qëndron poshtë 100-çes, ndërkohë që ka rënë ndjeshëm dhe numri i pacientëve të shtruar në spitale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu