Shkatërrohen 6 banda kriminale në Greqi, arrestohen 50 persona, përfshirë një shqiptar

0

Në Greqi janë shkatërruar 6 grupe kriminale. Në pranga janë vënë 50 persona dhe janë identifikuar 187 të tjerë. Në mesin e të arrestuarve është edhe një shqiptar.

Personat në fjalë akuzohen për 480 vjedhje në mjetet e transportit publik dhe në vende turistike, 120 vjedhje në makina, shitje të 16.5 kg marijuanë, 1.5 kg kokainë dhe sasive të tjera si dhe për qarkullimin e më shumë se 1500 kartëmonedhave false.

Pjesë e këtyre grupeve është dhe autori shqiptar i plagosjes së tre të rinjve nga Kreta në 16 dhjetor në Gazi të Athinës, ndërkohë që është zbuluar edhe vrasja e një të huaji e ndodhur në Athinë në 8 mars.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 73 mijë 725 euro, 697 dollarë, mbi 16 kg marijuanë, rreth 159 gram kokainë, rreth 18 gram heroinë, droga të tjera, 3 armë zjarri dhe 3 karabina, 14 armë të ftohta, 3 jelekë antiplumb, 8 automjete dhe 8 motora si dhe shumë municion.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu