Shkatërrohet grupi kriminal në Greqi, vidhnin makinat lukzose

0

Policia greke ka zbuluar një grup kriminal që vidhte automjete në Greqi, kryesisht fuoristrada “Range Rover” dhe pasi u ndryshonte numrin e shasisë, i nxirrnin jashtë shtetit ose i rifusnin në qarkullim. Policia greke sekuestroi 5 automjete të vjedhura qe ishin fshehur ne Petroupoli, Haidari dhe Ilion. Gjithashtu u sekuestrua 1 motociklete, 1 motorr makine i vjedhur, targa te vjedhura, 3 timona, pjesë këmbimi, 54 fishekë, 260 euro dhe 4 celularë.

Në pranga ka rënë një grek 42 vjec dhe janë shpallur në kërkim një 30 vjecar i huaj për te cilin nuk thuhet nëse është shqiptar apo jo dhe një grek 40 vjec.

Kujtojmë që në shumë ngjarje të rënda kriminale në Shqipëri, kryesisht vrasje të pazbardhura në Tiranë, Vlorë, Fier, Sarandë etj, makinat e përdorura, shpesh herë luksoze, që më pas janë gjetur të djegura, kanë rezultuar të vjedhura në Greqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu