6 të mitur, identetet e të cilëve nuk janë bërë me dije, janë kapur “mat” nga Policia e Beratit. Mësohet se të gjithë janë vënë nën hetim pasi u kapën në flagrancë duke shkatërruar ambientet e një kopshti. E gjitha kishte për qëllim grabitjen e sendeve brenda kopshtit.
“Gjithashtu po nga specialistët e Seksionit për Krimet u proceduan penalisht 6 shtetas të mitur, të moshave 14 dhe 15 vjeç, të gjithë banues në Berat, pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e policisë duke shkatërruar ambientet e një kopshti me qëllim vjedhjen e sendeve të tij,”- thotë Policia.