Shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski në Velipojë, 1 mln lekë gjobë për drejtuesin

0

Një mjet lundrues tip Jet Ski ka hyrë në afërsi të bregut në zonën e Velipojës, duke rrezikuar sigurinë e personave që bënin plazh.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Velipojë dhe Njësia Policore Detare kanë ndërhyrë dhe kanë konstatuar mjetin lundrues tip Jet Ski, me drejtues shtetasin R. Gj.

Në përfundim të procedurave administrative, drejtuesi i mjetit lundrues do të ndëshkohet me masë administrative me vlerë 100.000 lekë të rinj.