Shkelje e barazisë në tendera, GJKKO pezullon nga detyra prefekten e qarkut të Fierit, Rajmonda Balilaj

0

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e pezullimit nga detyra për ish-kryebashkiaken e Patosit Rajmonda Balilaj. Sipas njoftimit zyrtar, ajo rezulton e dyshuar për shkelje të barazisë në tendera, vepër penale e konsumuar në bashkëpunim me të tjerë persona.

“Caktimin e masës ndaluese të sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim R.B., me detyrë ish Kryetare e Bashkisë Patos, aktualisht Prefekte e Qarkut Fier, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim (2 herë), parashikuar nga neni 258 e 25, i Kodit Penal (para ndryshimeve sipas ligjit nr. 43/2021)”, thuhet në njoftim.

Sipas, SPAK bëhet fjalë për një tender për ndërtimin e një muri mirëmbajtës.

“Hetimi i procedurës së prokurimit “Ndërtim emergjent i murit mbajtës me gabiona dhe gurë në Dukas-Breg, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjëndjen e mëparshme”, me numër REF-89301-03-08-2021, me Autoritet Kontraktor-Bashkia Patos, me fond limit 6,758,853.92 lekë”, thuhet më tej në njoftim.

Po ashtu, të akuzuar janë edhe tjerë zyrtarë të kësaj bashkie


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu