Në Tiranë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë arrestuar shtetasin E.B., 22 vjeç, pasi kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Në një ngjarje tjetër, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin J.Gj., 24 vjeç, banues në Shijak, pasi kishte aksidentuar një të mitur 17-vjeçare duke drejtuar një automjet tip “Range Rover”.
E rëndësishme është se të mitura ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Materialet për të dyshuarit u dërguan tek Prokuroria për veprime të mëtejshme procedurale.