TIRANË- Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka reaguar pasi Gjykata e Posaçme caktoi avokat mbrojtës të kryedemokratit, Artan Simonin. Në një postim në Facebook, Shkëlzen Berisha ka shpërndarë një status të avokatit, i cili dy ditë më parë ka ofenduar Berishën.
“Ky është “avokati” që gjykatësja që shkeli kushtetutën ka caktuar për të mbrojtur Sali Berishen! Do i kisha sugjeruar më mirë Taulant Ballën se njeh dhe dosjen!”, shkruan Berisha.
Po ashtu ka reaguar edhe Genci Gjokutaj, i cili ka ironizuar zëvendësimin e tij më avokatin Simoni.
“Ky eshte avokati i caktuar nga GjKKO dhe Rama per Berishen!” shkruan Gjokutaj.
“Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin. Ku gaboi bisha?!”-ishte statusi i Artan Simonit.