Shkencëtarët: 2023, viti i tretë më i ngrohtë i regjistruar, 2024 do jetë edhe më keq

0

Aktualisht, viti 2023 është viti i tretë më i ngrohtë i regjistruar, tha Sarah Kapnick, kryeshkencëtarja e Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës së SHBA-së (NOAA). Dhe mundësia që viti 2023 të jetë më i ngrohti është “pothuajse 50%,” shtoi ajo.

2023 është viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë dhe 2024 do të jetë edhe më i keq. Kështu thonë shkencëtarët amerikanë, drejtues të shërbimeve qeveritare.

Aktualisht, viti 2023 është viti i tretë më i ngrohtë i regjistruar, tha Sarah Kapnick, kryeshkencëtarja e Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës së SHBA-së (NOAA). Dhe mundësia që viti 2023 të jetë më i ngrohti është “pothuajse 50%,” shtoi ajo.

Përveç ngrohjes globale, El Niño kontribuon në këtë prirje duke ngrohur sipërfaqen e oqeaneve. Madje pritet të zgjasë edhe përtej dimrit të ardhshëm, siç parashikojnë ekspertët.

“Efekti më i fortë i El Niño do të ndodhë në vitin 2024”, tha Gavin Schmidt, një klimatolog në NASA. “Prandaj ne presim që jo vetëm që viti 2023 të jetë jashtëzakonisht i ngrohtë dhe ndoshta një vit rekord, por që viti 2024 të jetë edhe më i ngrohtë”.

Dy shkencëtarët folën në një konferencë për shtyp mbi temën e analizës së temperaturave globale të regjistruara muajin e kaluar, të cilat NOAA konfirmoi se ishte një muaj rekord.

“Është e rëndësishme të kujtojmë se këto vite do të jenë të ftohta në krahasim me mesin e shekullit nëse vazhdojmë të ngrohim planetin tonë duke emetuar gazra serrë”, theksoi Sara Kapnick.

Temperatura e sipërfaqes së oqeanit është një shqetësim i veçantë për shkencëtarët, pasi për të katërtin muaj radhazi, temperatura arriti një rekord të lartë, sipas NOAA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu