Shkëndija elektrike i vendos flakën fabrikës së plastikës në Elbasan, mobilizohen me urgjencë zjarrfikëset

0

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me zjarrin e madh që ka rënë në një fabrikë në Elbasan.

Sipas policisë, shkak për zjarrin ka qenë një shkëndijë elektrike. Deri tani, ka vetëm dëme materiale.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu