13 raste të dhunës në familje janë raportuar nga policia e Shkodrës në 26 ditet e fundit.
Këto raste janë pasuar me arrestime, procedime penale apo shpallje në kërkim të bashkëshortëve.
Rastet e dhunës janë në rritje që prej muajit nëntor në këtë qark, por kanë kulmuar në këtë fillim viti.
Arsyet kryesore të konflikteve mbeten problemet sociale, ekonomike dhe mungesa e formimit.