Një 66-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Shkodrës.
Sipas policisë ka kanosur me mjet prerës një 53-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gur i Zi.
Ndërkohë pas hetimeve është mësuar se 66-vjeçari është dërguar në spitalin Psikiatrik të Shkodrës, pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Thika e dyshuar e përdorur për kanosjen u gjet gjatë kontrollit në banesën e shtetasit autorit të dyshuar dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.