Shkodër, gjendet në liqen trupi i një të riu

0

Trupi i pajetë i një të riu është gjetur pasditen e sotme në ujërat e liqenit të Shkodrës,

Policia njofton se rreth orës 18:40, është marrë njoftim se në ujërat e liqenit të Shkodrës është gjetur nga peshkatarët trupi i pajetë dhe pa shenja dhune i shtetasit I. L., 26 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga depresioni.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.