Shkodër/Konflikt i çastit, një person kanoset me armë zjarri

0

Shkodër– Rreth orës 19:20, shtetasi R. P., 30 vjeç, ka njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër se është kanosur me armë zjarri nga një shtetas pas një konflikti të çastit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. Si rezultat i veprimeve të shpejta, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Gj. S., 33 vjeç.

Aktualisht, shërbimet e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.