Shkodër/ Tentoi të hidhej në lumin Buna me 4 fëmijët e mitur, policia parandalon 27-vjeçaren

0

Ndërhyrja në kohë e policisë ka parandaluar një ngjarje të rëndë në Shkodër.

Një 27-vjeçare ka tentuar të hidhet bashkë me katër fëmijët e saj të mitur në lumen Buna.

Por falë ndërhyrjes së shpejtë nga patrulla e përgjithshme që po patrullonte në zonë ka ndaluar 27-vjeçaren.

E reja tentoi të hidhej me fëmijët e saj të mitur, 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.

Sipas policisë, 27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu