Policia e Shkodrës ka arrestuar shtetasin amerikan Brandon Saporito 57 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Saporito dyshohet se në datën 2 maj, në lagjen “Vasil Shanto”, në një banesë të marrë me qira, në gjendje të dehur dhe për motive të dobëta, ka dhunuar e goditur me sende të forta dhe me mjet prerës, bashkëshorten e tij shtetasen S. S., 54 vjeçe.
Si pasojë e dëmtimeve, gruaja ka humbur jetën.
Njoftimi i policise
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër arrestuan shtetasin amerikan B. S., 57 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi: Më datë 02.05.2025, në lagjen “Vasil Shanto”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se në gjendje të dehur, për motive të dobëta, ka dhunuar e goditur me sende të forta dhe me mjet prerës, bashkëshorten e tij shtetasen S. S., 54 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.