Shkodër tentoi të kalonte 820 Kg Kafe kontrabandë /Penalilzohet me trefishin e shumës doganore

0

Strukturat e Administratës  Doganore, Dega Shkodër,  sekuestruan  një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara nga një subjekt privat.

Sipas informacioni, bëhet e ditur për “Faxnews” se pranë kësaj dege doganore është paraqitur mjeti me targë AA953MT /ADR454, ardhur tranzit nga Dogana e  Vlorës,  në emër të subjektit “Ashel Grup”, i cili pas kontrollit fizik rezultoi se kishte një sasi të konsiderueshme mallrash me diferencë me deklaratën doganore.

Gjatë verifikimit të  kontrollit fizik rezultoi një sasi prej 820 kg kafe e padeklaruar, me një detyrim doganor të munguar 214 730 lekë, dhe me penalitet në shumën prej 644.190 lekë.

Gjithashtu u konstatua edhe një kundravajtje administrative, ku në deklaratën transit të bërë nga subjekti nuk ishin deklaruar mallra të ndryshëm me peshë 1056 kg, ku u penalizua me shumën 3-fish të detyrimit doganor, i cili kap vlerën prej 868.020 lekë.

Ky nuk është rasti i parë i kohëve të fundit që kapen mallra kontrabandë, sidomos për mallrat e akcizës.

Struktura e Administratës Doganore do vijojnë të jenë të angazhuara tërësisht në zbatimin e detyrave funksionale që kanë me objektivin që tolerancë zero ndaj çdo akti të paligjshëm dhe trafiqeve.

Çdo punonjës i Administratës Doganore do të jetë në shërbim për të krijuar lehtësi  dhe një klime të favorshme  për sipërmarrjen, si dhe në funksion të konkurrencës së ndershme dhe barazisë para ligjit.