Shkoi e vetme për pushime, turistja franceze humb në ishullin grek

0

Një turiste franceze është zhdukur pa lënë gjurmë, teksa ishte me pushime në Kretë. Newsbomb.gr  shkruan se 29 vjeçarja Violet Gigano humbi vetëm pak ditë pasi kishte ardhur e vetme për të pushuar në ishullin e Kretës.

Autoritetet u njoftuan nga familjarët për zhdukjen e së resë, të martën në mbrëmje, ndërsa sot filluan kërkimet për gjetjen e saj, të cilat ende vazhdojnë. Sipas informacioneve, e reja u pa për herë të fundit në Elafonisi në Chania .

Policia në Kretë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që të telefonojnë nëse kanë ndonjë informacion të mundshëm.

Violet Gigano përshkruhet nga policia: një vajzë brune, sy blu dhe me një tatuazh në pjesën e shpatullave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu