Shkoi për pushime, 22-vjeçari shqiptar gjen vdekjen në ujërat e Ulqinit

0

I riu kishte një javë që qëndronte në këtë zonë të Malit të Zi, por sot është mbytur në ujërat mes Tivarit dhe Ulqinit. Trupi i tij do t’i nënshtrohet autopsisë.

Një 22-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen teksa shijonte pushimet në Malin e Zi. Ngjarja e rëndë është konfirmuar nga vetë autoritetet lokale. Mësohet se 22-vjeçari, shqiptar i Maqedonisë së Veriut, me inicialet E.H., është gjetur i vdekur në vendin turistik Utjeha.

I riu kishte një javë që qëndronte në këtë zonë të Malit të Zi, por sot është mbytur në ujërat mes Tivarit dhe Ulqinit. Trupi i tij do t’i nënshtrohet autopsisë.

“Ministria e Punëve të Jashtme mori njoftim nga institucionet kompetente të Malit të Zi se një shtetas me iniciale E.H. i lindur në vitin 2000 në Tetovë i është konstatuar vdekja në vendin turistik Utjeha”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu