“Shkoi për të marrë ilaçe për binjakët”, aksidenti i merr jetën fëmijës 3 vjeç (DETAJE)

0

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti i kësaj të enjtje në Elbasan ku një fëmijë tre vjeç ka humbur jetën dhe nëna në gjendje të rëndë në spital.

Burime bëjnë me dije se nëna bashkë me fëmijë 3 vjeç kishin shkuar në farmaci për të marrë ilaçe për dy binjakët që i kishte të sëmurë në shtëpi, po për shkak të shpejtësisë, drejtuesja e automjetit ka devijuar rrugën për të shmangur dy kalimtare dhe është përplasur me shtyllën.

Ndër të tjera mësohet se 38 vjeçarja dhe familja e saj nuk jetonin në Shqipëri dhe ato kishin ardhur me pushime tek të afërmit.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël, Elbasan, ku shtetasja me iniciale O.M. duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu