Shkojnë për të shpërndarë protestuesit, efektivët e policisë spërkasin me gaz lotsjellës kolegun

0

Nuk kanë fund momentet epike nga policia dhe dhuna që ato ushtrojnë. Ashtu si edhe videoja e djeshme, e cila u bë virale, pasi policët godisnin njëri-tjetrin, edhe sot një video tjetër është duke qarkulluar shpejt në media dhe rrjetet sociale.

Në protestën e Shkodrës, pasi qytetarët zbrasën dhe dogjën selinë e Partisë Socialiste, pranë tyre mbërriti FNSH për të shpërndarë turmën, duke hedhur gaz lotsjellës. Mirëpo gazi lotsjellës ka prekur edhe efektivët e tjerë që ndodheshin aty pranë. Madje njëri prej tyre ka shfaqur problem. Ai shihet teksa fërkon fort sytë dhe largohet me shpejtësi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu