Shtatori nis me emocione për fëmijët pasi riulen në bankat shkollore, por jo aq shumë për prindërit , të cilët kanë shpenzime shtesë për të siguruar qoftë paketën e plotë mësimore, por dhe artikujt shkollorë dhe veshmbathjet.
Vit pas viti nisja e vitit të ri shkollor po kushton më shtrenjtë për familjet shqiptare edhe pse Ministria e Arsimit ka siguruar libra falas për nxënësit e arsimit 9-vjecar. Antonio Lushi është 14 -vjec dhe këtë vit hidhet në klasen e 8-të. Antonion e gjetëm duke bërë përgatitjet e fundit që të hënën të shkojë në shkollë i kompletuar. 14-vjecari thotë se i pëlqen të jetë i parapërgatitur dhe se nuk ia lë momentit të fundit blerjet. Teksa sot plotësoi paketën e artikujve shkollorë do të mendoje edhe për rrobat që do të vesh ditën e parë të shkollës.
Antonio e ka një kritikën për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, pasi paketa e tij me libra shkollor i ka rezultuar e dëmtuar.
Vajzat janë edhe më të kujdesshme kur vjen puna te blerjet që të duken sa më të këndshme ditën e parë të shkollës, por për të pasur një paketë të plotë me artikujt shkollorë. Alisa Popa nxënëse në klasën e shtatë po zgjedh cantën e saj për këtë vit. Thotë se nuk e di fiks sesa ka shkuar shuma që prindërit e saj kanë paguar për të, por ka përceptuar që është e lartë.
Fatura minimale që paguan një prind për fëmijën e tij varjon nga 1000-1500 lekë, pa përfshirë paketën e librave. Prindërit thonë se përpiqen që t’ua plotësojnë fëmijëve kërkesat e tyre, ndonëse mundësitë nuk janë gjithmonë.
Nisja e shkollës është një sfidë për nxënësit të cilët përballë “simpatisë” që kanë për teknologjinë do tu duhet të hapin librat dhe të japin maksimumin e tyre . Andaj Antonio dhe Alisa përcjellin urimin e tyre për të gjithë nxënësit .
Infoweb Media!