Forcat zjarrëfikëse në Greqi po përballen me një situatë tejet të vështirë pas zjarreve të rëna në zonën e Atikës.
Sipas mediave të huaja, zjarri i madh ka nisur në mesditë në Fyli dhe tashmë po shkon drejt Parnithës. Gjithashtu raportohet se në Hasia janë djegur automjete dhe banesa.
Tani mjetet ajrore janë tërhequr dhe forcat tokësore po luftojnë me kohën për të vënë nën kontroll frontin e zjarrit. Frika e madhe që ekziston në këtë kohë janë erërat e forta, të cilat pritet të zvogëlohen gjatë natës ndërsa në mëngjes pritet të forcohen sërish.
Në pyllin Dadias u gjetën gjithsej 26 trupa të djegur, të cilët dyshohet se ishin disa emigrantë, nga 18 të raportuar fillimisht.
Mjeku ligjor i Aleksandopolis, Pavlos Pavlidis ekzaminoi trupat e djegur që u gjetën në pikën ku ndodheshin pranë fshatit Avantas në pyllin e Dadias në Evros, ku rezultoi se mes tyre janë edhe dy fëmijë të mitur.