Shkon në 4 numri i viktimave nga shembja e pallatit në Itali

0

Katër persona humbën jetën dhe pesë të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një ndërtesë katërkatëshe u shemb në ishullin italian të Sicilisë si pasojë e një shpërthimi të një bombole gazi.

Ndërtesa u dogj pasi një tub gazi natyror shpërtheu në qytetin jugor të Ravanusa pranë Agrigento, qyteti jugperëndimor sicilian i famshëm për tempujt e tij grekë, raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Dy gra u nxorën të gjalla nga rrënojat pas shembjes dhe shpëtimtarët dhe qentë nuhatës po kërkonjnë ende për të zhdukurit.

Një nga gratë e shpëtuara besohet të jetë një 80-vjeçare e cila u dërgua në spitalin lokal të Licata me fraktura të rënda.

Tjetra duket të jetë kunata e saj, të cilën shpëtuesit mundën ta gjenin pasi dëgjuan telefonin e saj që binte në mes të rrënojave.

Njësia lokale e shërbimit të mbrojtjes civile të Italisë konfirmoi në rrjetin e saj në Twitter se numri i të vdekurve aktualisht është katër.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu