VLORË- 70 turistë të juaj dhe shqiptarë janë helmuar nga ushqimi në një anije, ndërsa kanë qenë duke bërë turin Karaburun-Sazan. Turistët kanë pësuar intoxikacion alimentar, ndryshe helmim.
Rreth 20 turistë janë paraqitur në spitalin e Vlorës. Mësohet se 5 fëmijë janë shtruar në Pediatri.
Burime bëjnë me dije se në total janë 70 persona. Pjesa më e madhe janë adoleshentë dhe fëmijë, ku shumica e tyre, me origjinë polake.
Pritet të ketë edhe një reagim zyrtar nga policia.