“Shkova për t’a mbrojtur Martinin por një burrë më kapi,” flet për herë të parë nga spitali Luis Meçe: Mario më drejtoi thikën për në zemër! Më qëlloi 6 herë

0

TIRANË- Shoku i të ndjerit Martin Canit ka folur për herë të parë për mediat. 14-vjeçari, Luisi Meçe i cili mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë të ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Review” në Euronews Albania. Gjatë fjalës së tij Meçe u shpreh se në vendngjarje ka pasur edhe persona të tjerë. Sipas tij në momentin që Martini u vra nga bashkëmoshatari i tij të pranishëm kanë qenë edhe dy persona të tjerë.

Luisi u shpreh se shoku i Marios, një djalë me flokë të gjata e goditi pas shpine dhe më pas ai e goditi atë. Më pas 14-vjeçari shtoi se kur u kthye shikoi Marion i cili nxorri thikën dhe po godiste Martinin në zemër. Sipas tij ai u nis ta mbronte atë po një burrë e kapi atë dhe e ngriti në ajër. Ai theksoi se autori kishte tentuar të godiste edhe atë në zemër po ai ishte vetëmbrojtur duke vendosur duart përpara.

“Nga ai moment mbaj mend që shoku i Marjos, një djal me flokë të gjata më goditi pas shpine. U ktheva, e godita. Kur u ktheva përsëri pash që Mario kishte nxjerr thikën dhe po godiste Marinin në zemër, shkova direkt për të mbrojtur Martinin. Më pas më kapi një burrë që nuk e pash kush ishte, më kapi dhe më ngriti në ajër. Kur u ktheva prap pash që Mario ishte ngritur dhe më drejtoi thikën për në zëmër. Vura dorën përpara.

Thika më preku vetëm pak zemrën. Më pas ai kaloi thikën nga dora e majtë në të djathë dhe donte të më sulmonte në fyt. Unë ula kokën dhe e godita me dorën e vetë në ballë. Pastaj vazhdoi lufta. Ai më qëlloi 6 herë në pjesën e kraharorit, por 4 herë më kapi. Unë pash që thika e tij ishte më e madhe se dora ime dhe u tremba. Shkova dy hapa pas dhe e qëllova në fytyrë. Më rrethuan dy. Nga frika që kisha i qëllova aq fortë sa njërit ia përplasa kokën te hekuri. Marios. Atij tjetrit i kam qëlluar në sy dhe ia futa vrapit,” u shpreh ai.

Sipas Luisit kanë qenë tre persona në ngjarje, por ai nuk ka arritur të identifikojë personin e tretë që sipas tij është burri që e ka ngritur. Luisi bëri thirrje që të shkojnë e të bëjnë ekspertizën te ai në spital, pasi ai pretendon se ësHtë qëlluar nga dy persona me thika të ndryshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu