Shkrimet e mediave britanike për emigrantët shqiptarë, Rama u dërgon mesazh në anglisht: Vënia në shënjestër e shqiptarëve injoron faktet e vështira!

0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dërguar një mesazh në anglisht. Në disa statuse në rrjetet e tij sociale, kryeministri Edi Rama shkruan se vendosja në shënjestër e shqiptarëve, duke i akuzuar si shkaktarë të krimit të organizuar në Britaninë e Madhe përdoret për retorikë politike, ashtu siç edhe ndodhi për rastin e Brexit. Numri një i qeverisë shkruan se shqiptarët në Britaninë e Madhe punojnë shumë dhe paguajnë taksa, ndërsa shtoi se kur Gjermania pati një problem të ngjashëm me emigrantët, gjeti zgjidhjen duke shtrënguar masat në sistemin e saj, jo duke kaluar fajin tek azilkërkuesit. Po ashtu, ai shton se Shqipëria nuk është një vend i pasur, por nuk janë “rrënja” e krimit në Angli pasi krimi nuk ka kombësi.

“Vënia në shënjestër e shqiptarëve (siç bënë disa me turp kur luftuan për Brexit) si shkaku i krimit të Britanisë dhe problemeve kufitare e bën retorikën e lehtë, por injoron faktet e vështira. Të përsërisësh të njëjtat gjëra dhe të presësh rezultate të ndryshme është çmenduri (pyete Ajnshtajnin!) 70% e 140,000 shqiptarëve që janë shpërngulur në MB jetonin në Itali dhe Greqi. 1200 prej tyre janë njerëz të biznesit. Shqiptarët në Britaninë e Madhe punojnë shumë dhe paguajnë taksa. Britania e Madhe duhet të luftojë bandat e krimit të të gjitha kombësive dhe të ndalojë diskriminimin e shqiptarëve për të justifikuar dështimet e politikave. Shqipëria është një vend i NATO-s dhe po negocion anëtarësimin e saj në BE. Është gjithashtu një vend i sigurt origjine. Kur Gjermania pati një problem të ngjashëm, ajo shtrëngoi sistemet e veta. Britania e Madhe mund dhe duhet të bëjë të njëjtën gjë, duke mos u përgjigjur me një retorikë krimi që përfundon duke dënuar të pafajshmit. Shqipëria nuk është një vend i pasur dhe ka qenë për një kohë shumë të gjatë viktimë e perandorive, ne kurrë nuk kemi pasur tonat. Ne kemi për detyrë të luftojmë krimin në shtëpi dhe po e bëjmë këtë me vendosmëri, pasi bashkëpunojmë ngushtë edhe me të tjerët. Gati për të punuar më afër me Mbretërinë e Bashkuar, por faktet janë vendimtare. Kështu është edhe respekti i ndërsjellë,”-shkruan kryeministri Edi Rama.

Prej kohësh, mediat britikanike dhe jo vetëm kanë vendosur në shënjestër shqiptarët që shkojnë me gomone në Britaninë e Madhe dhe kërkojnë azil. Madje për disa kohë u konsiderua dhe ndërtimi i një kampi në Ruanda të Afrikës, ku do të çoheshin të gjithë ata që do të hynin ilegalisht në Angli. Tema e emigrantëve është përdorur gjërësisht në politikën britanike, ku shqiptarët konsiderohen si persona që shkojnë në Angli për të punuar në krimin e organizuar si “fermerë” në shtëpitë e barit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu