Çmimi Nobel në letërsi për vitin 2022 ju dha autores franceze Annie Ernaux.
Në arsyetimin e akademisë thuhet se Ernaux shpërblehet “për guximin dhe mbrehtesinë klinike me të cilat ajo zbulon rrënjët, largimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”.
Annie Ernaux u lind në Lillebonne, më 1940 dhe është një nga zërat më autoritarë të panoramës kulturore franceze.
Librat e saj studiohen dhe botohen në të gjithë botën.
Për botuesin e saj Gallimard, vepra e saj është e shenjtë, arsye kjo për të cilën ia ka përmbledhur ato në një vëllim të gjitha shkrimet kryesore, në kolanën prestigjioze Quarto.
Në librat e saj Ernaux përdor metodën që të jep autobiografia për të transformuar rrëfimin e jetës tënde në një instrument hetimi social, politik dhe ekzistencial.
Konsiderohet si autore e një letërsie klasike bashkëkohore dhe adhurohet nga breza të tërë lexuesish dhe studentësh.