Por automjeti është shkrumbuar tërësisht. Për shuarjen e flakëve të zjarrit shkuan forcat zjarrfikëse të Mirditës.
Një automjet tip Mercedes-Benz G Class është shkrumbuar nga flakët e zjarrit në Rrugën e Kombit.
Zjarri ka rënë teksa automjeti ka qenë në lëvizje, e ndërsa më tani bëhet me dije se nuk ka të lënduar nga zjarri. Por automjeti është shkrumbuar tërësisht. Për shuarjen e flakëve të zjarrit shkuan forcat zjarrfikëse të Mirditës.
Ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.