Shkrumbohet gjatë natës makina në Vlorë

0

Një automjet është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Topana” në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 03:30 ndërsa makina tip “Fiat Croma” është në pronësi të shtetasit P.M.

Mësohet se automjeti ka qenë i parkuar në momentin kur është përfshirë nga flakët. Ende nuk dihet nëse ka qenë i qëllimshëm apo ka ardhur si pasojë e një defekti teknik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu