SHKRUMBOHET lokali në Radhimë, një shkëndijë elektrike dyshohet se shkaktoi zjarrin

0

Një zjarr ka përfshirë një lokal (beach-bar), në Radhimë.

Zjarri dyshohet se ka ndodhur rreth orëve të vona të natës dhe bëhet me dije se nuk ka të plagosur.

Sipas njoftimit të policisë një shkëndijë elektrike dyshohet se është shkak i zjarrit në lokalin me strukturë druri. Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen e plotë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot, në Radhimë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr dhe është djegur një objekt me strukturë druri (beach-bar) në pronësi të shtetases P. K., ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu