Shkrumbohet magazina me ambalazhe dhe lendë drusore

0

Një zjarr ka përfshirë një magazinë në mesnatë në aksin e rrugës dytësore Vorë-Tiranë. Magazina e cila përmbante lëndë drusore dhe ambalazhe, i përkiste një fabrike që prodhon pije alkoolike.

Zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje në përpjekje për të shuar flakët, gjithashtu grupi hetimor po punon për të gjetur shkakun e rënies së zjarrit.

Njoftimi i plotë

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 28.01.2022, rreth orës 22:45, në rrugën dytësore Vorë-Tiranë, ka rënë zjarr në një magazinë me lëndë drusore dhe ambalazhe, të një fabrike me pije alkoolike, ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu