Shkrumbohet makina në aksin Elbasan-Tiranë. Dy raste brenda ditës

0

Shkrumbohet makina në aksin Elbasan-Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes.

Një mjet është përfshirë nga flakët dhe në pak minuta është shkrumbuar tërësisht.

Pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Infoweb media tregojnë se si makina është përpirë nga flakët.

Në vendin e ngjarjes erdhën zjarrfikësit dhe policia.

Nuk ka informacione për lëndime në njerëz.

Burime nga vendngjarja pohuan se shoferi arriti ta braktisë mjetin sekondat e fundit.

Ky është rasti i dytë i djegies së makinave brenda kësaj dite në aksin Elbasan-Tiranë. Infoweb Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu