Shkrumbohet makina në Bypassin e Murrizit! Si është gjendja e të rinjve që ndodheshin në mjet

0

Një automjet është shkrumbuar nga flakët pak minuta më parë në bypassin e Murrizit, një pjesë e rrugës së Arbrit.

Dyshohet se në automjet ndodheshin dy të rinj, të cilët ishin nisur drejt Qarkut Dibër. Fatmirësisht, të rinjtë kanë shpëtuar pa pasoja nga përfshirja e mjetit nga flakët, megjithatë makina është shkrumbuar plotësisht.

Ngjarja ka shkaktuar trafik të gjatë në rrugë, pasi automjetet e tjera janë ndalur për shkak të frikës se mund të shpërthente.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe paraprakisht dyshohet se shkëndija elektrike nga mbinxehja e motorit ka qenë shkaku i zjarrit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu