Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme, teksa ishte në ecje në afërsi të Qafë-Thanës.
Mësohet se automjeti është shkrumbuar plotësisht nga flakët, teksa fatmirësisht, drejtuesi ka arritur të dalë në kohë duke shmangur në këtë mënyrë tragjedinë.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies të zjarrit.
Njoftim i Policisë:
Pogradec/Rreth orës 05:20, në afërsi të PKK Qafë Thanë, ka marrë flakë në ecje, automjeti me drejtues shtetasin A. K. Si pasojë automjeti është djegur plotësisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.