Shkrumbohet makina pranë Astirit, tymi pushton zonën

0

TIRANË– Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Dosja.al ju sjell pamje nga ura që lidh zonën e Komunës së Parisit me Astirin, poshtë të cilës duket mjeti që thuajse është shkrumbuar.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por mjeti duket se është djegur totalisht. Nuk bëhet ende me dije nëse ka persona të lënduar nga ngjarja në fjalë apo bëhet fjalë vetëm për dëme materiale.

Nga ana e Policisë së Tiranës nuk është dhënë ende një njoftim mbi shkaqet e zjarrit apo se kujt i përkiste makina.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu