Shkrumbohet nga flakët një kabinë elektrike, shkak mbingarkesa në rrjet

0

Përfshihet nga flakët një kabinë elektrike në lagjen 28 nëntori në fier.

Të alarmuar banorët e zonës dhe bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre pranë kanë njoftuar zjarrfikësit. Ndërhyrja e këtyrë të fundit ka bërë të mundur fikjen e flakëve.

Mësohet se shkak për këtë situatë është bërë mbingarkesa në rrjet.

Për të evituar dëmet është bërë edhe stakimi i energjisë në të gjithë zonën. Kanë qenë banorët të cilët kanë njoftuar zjarrfikset, të friksuar se flakët mund të përhapeshin.

Tashmë pritët rikthimi i energjisë elektrike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu