KORÇË- Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Korçë. Mësohet se zjarri ka rënë në orën 00:30. Mjeti në pronësi të Denisa është djegur pjesërisht ndërsa nga veprimet e para hetimore dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Njoftimi i plotë:
Korçë/Informacione paraprake Rreth orës 00:30, në lagjen nr. 9, ka rënë zjarr në automjetin në pronësi të shtetases Denisa Shahollit. Si pasojë është djegur pjesërisht automjeti. Nga veprimet e para hetimore dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.