Shkrumbohet qëllimisht makina në Vlorë

0

VLORË- Një makinë është përfshirë nga flakët në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje na lagjen “Partizani” të qytetit bregdetar. Paraprakisht raportohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, por ende nuk bëhen me dije rrethanat e ngjarjes.

Më herët, rreth orës 21:00 është raportuar për një atentat të ndodhur në Sukth, ku mbeti i vrarë 48-vjeçari Arben Mërkuri. Nuk dihet nëse djegia e kësaj makine ka lidhje me ngjarjen kriminale në fjalë apo jo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu