Shkrumbohet shtëpia në Mirditë, 75-vjeçari mbetet në qiell të hapur

0

Një banesë është shkrumbuar totalisht në Mirditë. Në banësë gjysmë të rrënuar jetonte një 75-vjeçar. Shkak i zjarrit është bërë soba e zjarrit e amortizuar që kishtë lenë ndezur 75-vjeçari në banesen që ndodhet në fshatin Konaj të Njësisë Administrative Fan.

Fatmirësisht i moshuari nuk ndodhej në banesë në momentin që ra zjarri, duke shmangur kështu një ngjarje tragjike.

Pavarësisht terrenit të vështirë nga reshjet e borës, në vendngjarje shkuan forcat zjarrëfikëse të Mirditës së bashku me drejtorin Agim Lleshaj të ciët bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe më pas njoftuan familjarët e të moshuarit, duke bërë të mundur strehimin e tij tek i vëllai i cili ndodhët në Mamurras.

E gjithë banesa u shkatërrua plotësisht, ndërsa 75-vjeçari mbetet në qiell të hapur në këto temperatura të acarta dimri.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu