Një shqiptar është dënuar me 28 muaj burg pasi u kap brenda një “shtëpie bari”. Armando Lesi, 43 vjeç, u arrestua në një shtëpi pasi efektivët e Policisë vunë re erën e fortë të drogës që vinte nga banesa.
Efektivët ndodheshin në zonë më 23 nëntor të këtij viti, teksa po i përgjigjeshin raportimeve për një aksident, por rrugës ndjenë erën që vinte nga shtëpia aty pranë, ndërsa jashtë saj kishte qese me dhe, e panele metalike. Disa nga dritaret e shtëpisë ishin të mbyllira por gjithsesi mund të shihnin brenda një person që lëvizte.
Pas arrestimit të shqiptarit, ekipi që u mor me çmontimin e fermës së kanabisit vlerësoi se çmimi i drogës së kultivuar mund të kapte vlerën e deri 72,000 £.
Ndërkohë që gjatë procesit në gjy, Lesi dëshmoi se i ishte futur botës së krimit pas dështimit të biznesmenit dhe borxheve që kishte për shkak të lojrave të fatit. Me vete ai mbante një leje drejtimi të rreme që pretendonte se e kishte marrë për 50 paund.