“Shkundet” Japonia/ Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet vendin

0

JAPONI- Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë ka goditur brigjet e Kushiro në ishullin verior të Hokkaido të Japonisë në orën 14:07 sipas kohës lokale. Agjencisë Meteorologjike e Japonisë (JMA) shtoi se tërmeti ndodhi në një thellësi prej 20 km.

Gjithashtu deri më tani nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami. Aktualisht nuk ka raportime për viktima në zonën e prekur. Sipas mediave lokale, ngjarja sizmike ka ngritur shqetësime në Japoni, ku ekspertët kanë paralajmëruar për mundësinë e një tërmeti të madh përgjatë Kanalit Nankai, i cili mund të ketë efekte shkatërruese.

Ndërkohë lëkundjet e mëparshme u ndjenë në orën 14:19 (ora lokale) pas një serie lëkundjesh pasuese kur një tërmet me magnitudë 4.4 goditi të njëjtin rajon.

Përsëri, një tërmet me magnitudë 3.5 ballë të Rihterit goditi brigjet e Shikokut në orën 16:45 dhe një tjetër me magnitudë 4.7 ballë të Kushiros në orën 17:07. Autoritetet nuk përmendën raportime të menjëhershme për dëme ose lëndime dhe deklaruan se po monitorojnë situatën.