Shkundet jugu i Greqisë, ja sa ishte forca e tërmetit

0

Një tërmet me magnitudë 4 gradë të shkallës rihter ka shkundur Jugun e Greqisë pasditen e sotme. Mësohet se lëkundjet janë ndjerë rreth orës 16:17 me orën lokale. Lëkundja ishte me thellësi dy kilometra në detin Jon.

Paraprakisht raportohet se tërmeti në fjalë është ndjerë nga njerëzit që banojnë në zonat e jugut të Greqisë, por nuk ka të lënduar apo viktima.

Edhe dëmet materiale janë të vogla dhe të pakonsiderueshme.