Shkup, mbahet gara tradicionale e babagjyshëve

0

Nëpër rrugët e Shkupit u mbajt gara tradicionale e babagjyshëve. Qindra pjesëmarrës me kostumet e babagjyshit morën pjesë në garë, të cilët vrapuan në një pistë prej dy kilometrash duke u nisur nga qendra tregtare “City Mall”.

Para garës u zhvillua një program muzikor si dhe një ngrohje me një instruktor fitnesi. Gara u organizua nga Shoqata për sport dhe rekreacion “I pari në majë” nga Shkupi.

Krahas asaj konkurruese, gara ka edhe karakter argëtues, ku morën pjesë fëmijë të shoqëruar nga prindërit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu