Shoferi i urbanit hap aksidentalisht derën, dëmtohet e moshuara

0

Një shofer urbani është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Bëhet fjalë për 64-vjeçarin me iniciale SH.H, pasi ka hapur aksidentalisht derën e urbanit, e si pasojë është dëmtuar një e moshuar.

Kjo e fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“U arrestua shtetasi: Sh. H., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar një autobuz, në bulevardin “Zogu i Parë”, dyshohet se aksidentalisht ka hapur derën e autobusit dhe si pasojë është dëmtuar shtetasja Z. B., 78 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”,- thuhet në  njoftimin e policisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu