Shoferja humb kontrollin te “Kodra e Diellit” dhe merr para tre këmbësorët

0

Tre persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në afërsi të “Kodrës së Diellit”, pasi janë përplasur nga një makinë, shkruan newsbomb.al. Bëhet me dije se një shoferë femër ka humbur kontrollin dhe i ka aksidentuar.

Tre këmbësorët, të cilët lëviznin në zonën mes Liqenit Artificial dhe Kodrës së Diellit, kanë marrë plagë dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Siç shihet dhe nga pamjet, aksidenti ka ndodhur në një zonën të populluar pasi kjo rrugë shërben për të dalë te diga e Liqenit.

albsig
“Më datë 15.08.2022, në afërsi te “Kodra e Diellit”, shtetasja D. G., 29 vjeçe, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar këmbësorët B. H., 60 vjeç, V. H., 57 vjeçe dhe A. T., 27 vjeçe, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton Policia e Tiranës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, për të provuar nëse drejtuesja ka humbur kontrollin e mjetit nga pakujdesia, për shkak të ndonjë defekti teknik apo ka qenë nën efektin e substancave të ndaluara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu