Shoferja përplas makinën me mjetin e parkuar në Korçë, të dyja automjetet shpërthejnë në flakë

0

Një aksident automobilistik u shënua mbrëmjen e sotme rreth orës 23:25, në lagjen nr. 4, Korçë.

Aksident në Korçë, shoferja humb kontrollin e makinës e përplas me mjetin e parkuar! Të dyja automjetet shpërthejnë në flakëFoto ilustruese

Një aksident automobilistik u shënua mbrëmjen e sotme rreth orës 23:25, në lagjen nr. 4, Korçë.

Shtetasja M. Ç., duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin kantinë tip “Benz”, të parkuar në rrugë. Si pasojë e përplasjes, të dyja automjetet kanë marrë zjarr. Shërbimet e zjarrfikëses në vendngjarje, bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Drejtuesja e automjetit shtetasja M. Ç., u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu