Dëmtohet Cristiano Ronaldo, por fiton edhe një trofe në Arabi, të parin me Al Nassrin

0

Sulmuesi portugez ishte heroi në fitoren 2-1 të Al Nassr ndaj Al Hilal, në finalen e Kupës së Klubeve Arabe, ndeshje të cilën nuk e përfundoi për shkak të një dëmtimi.

ARABIA SAUDITE – Cristiano Ronaldo ka shënuar dy gola në fitoren e Al Nassrit kundër Al Hilal, në finalen e Kupës së Klubeve Arabe. Ylli portugez ka fituar trofeun e parë me Al Nassrin, që prej se u largua nga Manchester United dhe iu bashkua ligës saudite.

Skuadra e Ronaldos e mposhti Al Hilal me rezultat të ngushtë 2-1 në finalen e këtij kompeticioni, që u zhvillua në stadiumin “King Fahd”.

Al Nassri ishte në disavantazh kur mesfushori brazilian, Michael, shënoi për 1-0 për të kaluar Al Hilal në epërsi. Por, Ronaldo do të thonte fjalën e tij për Al Nassrit, duke barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 74’, për ta dërguar ndeshjen në shtesa.

Këtu Ronaldo bën ‘heroin’ dhe dhuron epërsinë Al Nassrit kur shënoi në minutën e 98-të. 38-vjeçari po vazhdon të tregojë vetën, pasi që ndihmoi skuadrën e tij të fitojë trofeun e Kupës së Klubeve Arabe.

Ajo që e prishi mbrëmjen, ishte dëmtimi i yllit portugez, Ronaldo, i cili u detyrua që largohej nga fusha pesë minuta para përfundimit të ndeshjes. Ekzaminimet mjekësore do të përcaktojnë edhe shkallën e dëmtimit, që ishte ‘heroi’ i Al Nassrit në finalen e Kupës së Klubeve Arabe.

Është trofeu i fundit në CV-në e Cristiano Ronaldos, pasi ka fituar tituj të ligës në Angli, Spanjë dhe Itali, ku spikat edhe Champions League.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu